Nigeria do të vaksinojë 20 milionë persona kundër COVID-19

11/12/2020 10:05

Nigeria ka në plan të vaksinojë 20 milion persona kundër koronavirusit të ri (COVID-19), tha të enjten ministri i Shëndetësisë i këtij vendi, Osagie Ehanire.

Ehanire në një konferencë shtypi tha se qeveria do të marrë 20 milion doza të vaksinës COVID-19.

Ai tha se punonjësit e sektorit shëndetësor do të vaksinohen së pari, pastaj ata të cenueshmit dhe me sëmundje kronike.

“Shpresojmë të vaksinojmë sa më shumë njerëz të jetë e mundur, por duam të fillojmë me 20 milion doza të vaksinës së pari”, tha ai.

Nigeria ka regjistruar të paktën 70.500 raste me COVID-19 dhe 1.184 viktima, ndërsa më shumë se 65,000 pacientë janë shëruar nga sëmundja.

Top Channel