Nicolas Sarkozy në gjyq/ Carla Bruni: Unë jam me tim shoq!

11/12/2020 11:06

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy po jeton momentet më të vështira të jetës, ndoshta periudhën më të errët në gjithë karrierën politike dhe jo vetëm. 65-vjeçari është duke u gjykuar për akuzën e korrupsionit dhe shfrytëzim të pushtetit.

Sipas aktakuzës, Sarkozy, që ishte president i Francës nga viti 2007 deri në 2012, dy vjet  pas përfundimit të mandatit u përpoq të korruptonte një prokuror. Siç thuhet, ai donte të arrinte të merrte informacion në lidhje me procedurën e hetimit kundër tij.

Në momente të tilla, bashkëshortja e vet, ish-modelja Carla Bruni ka dalë hapur në mbështetje të shoqit, duke u shfaqur në sallën e gjyqit. Martesa e tyre 12 vjeçare gjithmonë ka qenë e fortë në sytë e shtypit dhe opinionit publik.

Bindja se çifti është shumë i bashkuar u forcua më tej nga postimi i saj i fundit në llogarinë e vet zyrtare në Instagram, ku Carla shkruan:

“Unë mbështes plotësisht tim shoq!”

Sarkozy rrezikon 4 vite burg, 2 prej të cilave me kusht, nëse akuzat rezultojnë të vërteta. Vendimi pritet të jepet pas disa ditësh.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA