Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër
Moderatorja e famshme amerikane, Ellen DeGeneres njoftoi se ka rezultuar pozitive për Covid-19.
Përmes një postimi në Twitter, DeGeneres tha se ndihej “mirë tani”, dhe shtoi se do të “rikthehej” pas pushimeve.
“Kushdo që ka qenë në kontakt të ngushtë me mua është njoftuar dhe unë jam duke ndjekur të gjitha udhëzimet e duhura të CDC”, shtoi ajo. “Do të shihemi përsëri të gjithë pas pushimeve. Ju lutemi qëndroni të sigurt dhe të shëndetshëm”, shkroi ajo.
Sipas produksionit që ajo drejton, Ellen e ka transmetuar emisionin e saj, duke respektuar protokollet e Covid-19 dhe ende nuk dihet se ku është infektuar.
Top Channel