Ministrja Kushi, takim me përfaqësuesit e Shoqatës Kombëtare Shqiptare të Njerëzve që nuk Dëgjojnë “ANAD”

11/12/2020 17:17

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Shoqatës Kombëtare Shqiptare të Njerëzve që nuk Dëgjojnë “ANAD”.

“Një takim i dobishëm me përfaqësuesit e Shoqatës Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që nuk Dëgjojnë ANAD, me të cilët hodhëm baza të forta bashkëpunimi në funksion të fuqizimit të komunitetit që i përket këtij grupi” – shprehet ajo në publikimin e saj në rrjetin social “Facebook”, ndërsa nënvizon elementin e gjithëpërfshirjes si pikën kyçe që do të forcojë marrëdhënien mes këtij institucioni dhe MASR:

“Ajo që do të konsolidojë më shumë marrëdhënien tonë është emëruesi ynë përbashkët i gjithëpërfshirjes, çka nënkupton horizonte të reja që ndihmojnë drejtpërdrejtë njerëzit që nuk dëgjojnë të marrin shërbime në fushën e arsimit nëpërmjet komunikimit të shtuar të gjuhës së shenjave shqipe” – përfundon postimin e saj ministrja Kushi.

Top Channel