Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër 21/10 22:58
Disa persona raportohet se janë plagosur rëndë të premten në mëngjes kur një makinë u përplas me ta në Londrën Lindore.
Shërbimet e urgjencës, duke përfshirë ekipet e ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes në zonën e Stamford Hill.
Mediat vendase raportojnë se një makinë gri shihet e përplasur në një pemë. Autoritete ende nuk po e trajtojnë si sulm terrorist.
‘Ne presim një azhurnim për çdo dëmtim. Në këtë fazë të hershme, ky incident nuk po trajtohet si i lidhur me terrorin. Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa asnjë arrestim nuk është bërë”, njoftoi policia.
Top Channel