George Clooney u shtrua në spital për shkak se humbi 13 kilogramë për filmin “Midnight Sky”.

Gjatë një interviste dhënë së fundi revistës “Mirror” ka rrëfyer se për shkak të dietës shumë të fortë për arsye roli, pati probleme të mëdha shëndetësore. Në filmin “The Midnight Sky”, Clooney është njëkohësisht edhe aktor dhe regjisor.

“Ndoshta provova t’i humbisja shumë shpejt dhe nuk u kujdesa për veten ashtu siç duhej,” ka rrëfyer ai, duke pohuar se për këtë shkak, kaloi një pankreatit akut.

“U deshën javë të tëra që të merrja veten, dhe nuk e pata të lehtë sepse më dukeshin shumë energji. Ishim duke xhiruar në akullnajat e Finlandës dhe kjo m’i bëri gjërat akoma më të vështira. Sigurisht ishte ajo çfarë duhet për personazhin”, shpjegon më tej Clooney,

“Për rolin e Augustino-s, shkencëtarit sa gjenial, aq të vetmuar sa edhe të vendosur të rikthehet në Tokë bashkë me dy astronautë, m’u desh të rrisja edhe mjekrën”, shtoi ai.

Filmi, sipas shumë kritikëve amerikanë ka gjasa të jetë kandidat i mundshëm për çmimin Oscar.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel