FOTO/ Pas tre aborteve, në familjen mbretërore po vjen një bebe

11/12/2020 12:57

Mbesa e mbretëreshën Elizabeth, Zara Tindall, është katër muajsh shtatzënë. 39-vjeçarja është në pritje të fëmijës së saj së tretë.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj 41-vjeçar, Mike Tindall, gjatë një Podcast-i.

Mike ka zbuluar se mbretëresha është shumë e lumtur për pjesëtarin më të ri që pritet të vijë në jetë në muajin maj.

Ndërkohë mediat e huaja shkruajnë se jo vetëm se Zara është një nga të preferuarat e mbretëreshës, por edhe sepse ajo vetë ka pësuar dy aborte spontane.

Kujtojmë se edhe nusja e familjes, Meghan Markle rrëfeu trishtimin për abortin spontan që përjetoi në muajin korrik.

Por fatmirësisht, 29-vjeçarja e ka kaluar fazën delikate të tre-mujorit të parë.

“Dua të jetë djalë. Meqë i kam dy vajza tashmë. Do ta dua njësoj sido që të jetë, por oh Zot të lutem bëj të mundur të jetë djalë”, ka thënë Mike që ende nuk e ka mësuar gjininë.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel