COVID-19/ Sa është bilanci i viktimave në Itali gjatë 24 orëve të fundit

11/12/2020 10:05

Numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) në Itali ka arritur në 62.626, me 887 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave të përditshme të njoftuara nga Ministria e Shëndetësisë, 16.999 persona janë diagnostikuar me COVD-19 në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në muajin shkurt ka arritur në 1.787.147.

Numri i rasteve aktive ka rënë në 696.527, kurse ai pacientëve në kujdes intensiv në 3.291. Ndërkaq, deri më tani janë shëruar 1.027.994 persona, përfshirë 30.099 në 24 orët e fundit.

Top Channel