FOTO/ 16-vjeçari masakron policen gjatë arrestimit

10/12/2020 10:34
Arrestim nga policia

Në Britani, një oficere policie është sulmuar gjatë arrestimit të një djali 16-vjeçar nga Swadllincote.

Sipas raportimeve thuhet se oficerja ka nevojë për një operacion në fytyrë, ku pas dhunës 16-vjeçari është ndaluar.

Policia e Leicestershire raporton se ngjarja ka ndodhur më 12 shtator në zonën e Ashby, Leicestershire (Britani), duke publikuar foto të oficeres ku shihet qartë e gjakosur dhe e dëmtuar rëndë në fytyrë.

16-vjeçari nga Swadlincote, Derbyshire, u paraqit në Gjykatën e Leicester të hënën dhe dënimi do jepet më 11 janar.

Top Channel