Bija ‘monstër’ që i preu kokën të ëmës, i shpëton akuzës për vrasje (Fotot)

10/12/2020 20:15

Një adhuruese e filmave të horrorit që i preu kokën nënës së saj pasi e kishte goditur dhjetra herë me thikë, i ka shpëtur sot akuzës për vrasje duke u dënuar vetëm për ‘vrasje nga pakujdesia’.

27 vjeçarja Jessica Camilleri kishte sulmuar mizorish nënën e saj pas një debati të rëndomtë, duke e lënë të vdekur në hyrjen e shtëpisë së tyre në Sydney, Australi.

Gjatë gjyqit shtatë-ditor të mbyllur sot, u dëgjuan detaje të kobshme sesi Camilleri vrau me thikë nënën e saj Rita, dhe më pas kishte prerë copa nga trupi dhe koka e saj.

Camilleri u çlirua nga akuza e vrasjes me paramendim prej precedentëve të saj me sëmundjet mendore.

Ajo kishte treguar në polici se kishte marrë kokën e prerë të nënës së saj 57-vjecare me qëllim t’ia tregonte një fqinji “si provë”, por i kishte rrëshkitur nga dora dhe kishte mbetur në hyrjen e shtëpisë.

Prokurori Tony Mccarthy tha në gjyq se pjesa tjetër e trupit u gjet e copëtuar në dyshemenë e kuzhinës.

Natën e vdekjes së nënës, Camilleri kishte telefonuar shërbimet e emergjencës duke u thënë se kishte vepruar në vetëmbrojtje.

Ajo pretendonte fillimisht se nëna e saj e kishte kapur nga flokët duke e tërhequr në kuzhinë, dhe se kishte tentuar ta godiste me thikë.

Camilleri më vonë pranoi se kishte qenë e kundërta dhe ajo e kishte goditur nënën.

Ndërsa në një takim me psikiatrin nënë-vrasësja pranoi se veprimet e saj frymëzoheshin nga filmat e horrorit.

Motra e vogël e Camilleri, Kristy Torrisi tha në gjykatë se ajo preferonte të shihte filma vrasjesh dhe gjymtimesh.

Avokatët e mbrojtjes së Camilleri thanë se ajo vuante nga sëmundje psikiatrike dhe se më parë kishte paguar për seanca të “largimit të demonëve”.

Kristy Torrisi tha se e motra ishte konsultuar me një “komunikuese shpirtërore” pasi “ishte e dëshpëruar për ndihmë”.

 

Në gjykatë u tha se asokohe 25 vjeçarja Camilleri, kishte pyetur policinë në skenën e ngjarjes nëse “mamaja mund të qepej përsëri bashkë”.

Kamerat trupore të policisë kishin regjistruar Camilleri, e cila e mbuluar në gjak pyeste: “Mund të pyes, a ka vdekur mamaja? Mos mendoni se jam e çmendur, por a mund ta sillni përsëri në jetë?”

Camilleri në të kaluarën ka sulmuar si huaj dhe të afërm të saj. Ajo është shpallur fajtore për “vrasje nga pakujdesia” dhe do të marrë dënimin më 17 shkurt.

FOTO GALERI
3/7
Policia ne skenen e krimit ne Sydney korrik 2019

Top Channel