Vaksina e Pfizerit/ Dy persona pësojnë reaksion të fortë alergjik

09/12/2020 14:00

Rregullatorët britanikë thonë se njerëzit që kanë “një histori problemesh me me reaksionet alergjike” nuk duhet ta marrin vaksinën e re të Pfizer-BioNTech të paktën derisa të përfundojë hetimi mbi reaksionet e forta alergjike që u vunë re në ditën e parë të programit masiv të vaksinimit.

Profesori Stephen Powis, drejtori i qendrës së shërbimit kombëtar shëndetësor në Angli tha se autoritetet po veprojnë në bazë të rekomandimeve të agjencisë rregullatore të produkteve mjekësore. “ Ashtu sic ndodh zakonisht, agjencia ka këshilluar si masë paraprake që njerëzit që me reaksione alergjike të mos e marrin vaksinën. Ky vendim erdhi pasi dy persona patën reaksione të kësaj natyre një ditë më parë”, tha Powis.

Sipas tij megjithatë, individët në fjalë tani janë në gjendje të mirë. Mjaft britanikë e kanë pritur me padurim mbërritjen e vaksinës, megjithatë edhe skepticizmi nuk ka munguar. Vaksinimi në Mbretërinë e Bashkuar, nuk është i detyrueshëm. Eshte vendimi i gjithsecilit nëse dëshiron apo jo ta marrë vaksinën, por personeli mjekësor dhe të tjerë janë përpjekur të ofrojnë sa më shumë informacion për efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës, në mënyrë që të fashisin dyshimet.

FOTO GALERI
2/16

Top Channel