Covid-19 ka qarkulluar në Itali që në fund të nëntorit 2019, tre muaj para se rasti i parë lokal i transmetimit të virusit të konfirmohej.

Analizat e kryera në një test pështyme i marrë nga një 4 vjecar, që kishte probleme me frymëmarrjen dhe të vjella, më 30 nëntor 2019. Ai kishte patur edhe kruarje një ditë më pas dhe sëmundja ishte konsideruar gabimisht si fruth. Kampioni, i analizuar muaj më vonë, tregoi se fëmija ishte prekur nga koronavirusi, sipas kërkuesve të universitetit të Milanos, studimi i të cilëve u publikua nga qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.

Kërkuesit analizuan kampione të marra nga shtatori 2019 deri në shkurt 2020 nga 39 persona dhe një kishte rezultuar pozitiv për Covid-19.

“Ky zbulim është i rëndësishëm sepse zgjeron njohuritë tona për kohën dhe trajektoret e transmetimit të Sars Cov 2”, shkruanin kërkuesit. “Përhapja e hershme, e papikasur e Sars Cov 2 në Italinë e Veriut do të ndihmonte të shpjegoheshin, të paktën pjesërisht, pasojat shkatërrimtare dhe kursin e shpejtë të valës së parë të Covid-19 në Lombardi”.

Një studim në qershor po ashtu kishte pikasur praninë e Covid-19 në sistemin e ujërave të zeza në Milano dhe Torino që në dhjetor 2019. Mjekët në Milano kanë folur po ashtu për një pneumoni të çuditshme te pacientët gjatë të njëjtit muaj. Italia ndërkohë, raportoi 499 viktima nga koronavirusi të mërkurën, një rënie kjo në krahasim me 634 të raportuara një ditë më parë, ndërsa infektimet e reja ranë po ashtu në 12756 nga 14842 që ishin një ditë më parë.

Top Channel