Nga se ka frikë Putin! Ikën fshehurazi nga Moska

09/12/2020 10:39

Një raport në mediat ruse pretendon se Kremlini ka ndërtuar një zyrë për presidentin rus, Vladimir Putin, në Soçi, e cila është identike me zyrën e tij jashtë Moksës, dhe se Putin shpesh dhe fshehurazi ka punuar nga kjo zyrë e dytë këto muajt e fundit.

Për këtë raport nuk ka ende një konfirmim të pavarur të raportit ndërsa zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka refuzuar të përgjigjet në pyetjen për këtë çështje.

Një publikim rus në internet, Daily Storm, citoi Peskovin të ketë thënë se raporti i Proyekt Medias është “marrëzi” dhe se Putin “punon në Moskë”. Nëse është i vërtetë, raporti do të shtonte prova të reja për masat që ka ndërmarrë Kremlini për të izoluar Putinin nga pandemia e koronavirusit. Në raportin e saj, Proyekt Media citoi dy burime të paidentifikuara të thonë se kanë njohuri për orarin e kreut të shtetit”.

Publikimi po ashtu analizoi të dhënat e fluturimeve të avionit presidencial që përdor Putini për të udhëtuar brenda dhe jashtë vendit. Ashtu si shumë vende të tjera, Rusia ka ndërmarrë masa izolimi për të frenuar përhapjen e koronavirusit, duke kufizuar lëvizjen dhe duke kërkuar nga shumë qytetarë që të punojnë në distancë.

Putin ka mbajtur kryesisht video-konferenca me guvernatorët dhe ministrat e kabinetit, dhe fjalime televizive virtuale. Masat e tjera që ka shpikur Kremlini për të zvogëluar rrezikun e infektimit të Putinit me koronavirus përfshijnë dhe instalimin e tuneleve dezinfektuese në Kremlin dhe në Novo-Ogarjovo, ku qwndron presidenti.

Top Channel