“Mbaj karrigen tënde…”/ Debat i ashpër mes Andit dhe Anës: Nëse ti u ofendove, të kërkoj falje

09/12/2020 20:16

Takimi mes Arbrit dhe Anës së dytë solli lindjen e një debati të ashpër mes saj dhe Andit në studio. Gjatë diskutimit të ashpër me tyre, Andi iu drejtua Anës me fjalën “delikate”, por më pas vajza reagoi e revoltuar ndaj tij.

Teksa po diskutohej rreth ftohjes së raportit mes Teas dhe Arbrit, Andi iu drejtua kështu Anës:

“Mos bëj si delikate”, shoqëruar me një lëvizje duarsh.

Ana: Më thua mua delikate? Po kë ofendon , çfarë është kjo, deri dje i penalizonit  të tjerët kur bënin kështu e tani më ofendon mua?

Andi: Unë jam Andi.

Ana: Mbaj karrigen tënde e fol për ato që të takojnë ty e s’ke punë të më prekësh mua më shumë se ç’duhet. Kisha një mendim krejt tjetër për ty, por me këtë gjest që bëre ndaj meje tregove mungesë respekti, jo vetëm për mua, por për të gjithë gjininë femërore.

Ana: Mua s’më intereson që të justifikoj veten. E kupton se çfarë bërë ndaj meje?

Melisa: Ai s’ka kërkuar për gjëra me të rënda, jo më tani.

Andi: Ishte një imitim nëse ti u ofendove të kërkoj falje.

Ana: Nuk të paguan kush ty të më imitosh mua, thuaj më fal nëse e ndien, jo nëse se ndien. Nuk dua të diskutoj më me ty.

FOTO GALERI
3/11

Top Channel