Një aplikacion për vaksinimin antiCovid, i cili do të lehtësojë sistemin e shpërndarjes, masës dhe gjurmueshmërinë, pritet të vihet në përdorim për të gjithë ata që do mund të kryejnë vaksinën si pjesë e planit të vaksiminit në Itali.

Aplikacioni do të krijojë mundësinë që personat e interesuar të bëjnë prenotimin dhe njëkohësisht të njoftohen për datën e marrjes së dozës së vaksinës. Ky aplikacion do të jetë gjithashtu në gjendje të bëjë monitorimin post-vaksinës për reagimet e mundshme pas marrjes së saj. ai do të mundësojë informacionet se ku dhe në ç’mënyrë është bërë administrimi I dozës, duke shërbyer edhe si regjistër i të vaksinuarve.

Në Itali, vendi i parë perëndimor që u godit rëndë nga koronavirusi, më shumë se 58,000 vetë kanë humbur jetën nga sëmundja që prej shpërthimit të saj në muajin shkurt, niveli më i lartë i vdekjeve ky në Evropë pas Mbretërisë së Bashkuar. Vendi ka regjistruar gjithashtu mbi 1.6 milionë raste.

Top Channel