Kryeministri britanik: Kërkesat e BE-së, të papranueshme

09/12/2020 21:48

Boris Johnson thotë se BE po insiston në kushte që asnjë kryeministër nuk do t’i pranonte në bisedimet tregtare mes Britanisë dhe Unionit.

Ai tha se një marrëveshje e mirë mund të arrihet ende, ndërsa foli para deputetëve para takimit me presidenten e komisionit evropian. Por, ai edhe nënvizoi se BE po kërkonte një të drejtë automatike të hakmerrej ndaj Britanisë së Madhe nëse standardet e saj të punës dhe ambientit do të ndryshonin nga të sajat.

Ai ka mbërritur tashmë në Bruksel për bisedime me shefen e BE-së, Ursula Von der Leyen. Kryeministri sugjeroi edhe se BE nuk mund të pranojë që Britania të ketë kontroll sovran në ujërat e saj për peshkim pas Brexit-it. Koha po mbaron për arritjen e një marrëveshjeje para 31 dhjetorit, kur Britania e Madhe do të ndalojë së ndjekuri rregullat tregtare të BE-së.

Mosmarrëveshjet mbeten për të drejtat e peshkimit, rregullat e konkurrencës në biznes dhe se si do të mbikëqyret zbatimi i marrëveshjes. Johnson dhe Von der Leyen, darkojnë bashkë në Bruksel, por detaje mbi rezultatet e bisedës së tyre do të mësohen vetëm të gjatë të enjtes.

Top Channel