Foto/ Përmbytet sërish Venecia, zyrtarët paralajmërojnë për një ‘situatë të tmerrshme’

09/12/2020 10:01

Venecia është sërish nën ujë. Sistemi i barrierave Mose nuk u aktivizua dhe një pjesë e qytetit u përmbyt. Niveli I ujit ka mbërritur në 138 centimetra, thonë mediat vendase.

I gjendur përballë një rrebeshi kritikash, kryetari i bashkisë së qytetit, Luigi Brugnaro tha se sistemi do të vihej në funksionim sot, por duhen ndryshuar rregullat u shpreh ai. qendra e baticave e kishte lëshuar të hënën një paralajmërim sipas të cilit uji do të mbërrinte maksimumi në 125 centimetra. Mbi bazën e këtij njoftimi, u vendos të mos nisej procedura e aktivizimit të barrierave.

Por të martën situata u përmbys, dhe parashikimi ndryshoi në 135 centimetra. Sistemi Mose megjithatë mbeti jashtë funksionit, pasi që të vihet në punë duhet të ketë një paralajmërim 48 orë përpara. Ky sistem barrierash është projektuar të mbrojë qytetin e Venecias dhe lagunën e saj nga përmbytjet. Ai mund të përballojë dallgë deri në 3 metra të larta. Ndërtimi i sistemit nisi në vitin 2003 dhe përfundoi korrikun e këtij viti.

FOTO GALERI
1/23

Top Channel