
26/02 22:25
Dy fusha nafte u bombarduan sot në Irak.
Nuk dihet ende se kush është përgjegjës për bombardimet në fushën e naftës në Kabaz, rreth 20 kilometra në jugperëndim të Kerkukut.
Sipas Reuters, ekipet teknike arritën të izolonin dy puse të naftës, por kjo nuk e rrezikon prodhimin e saj.
Fusha e naftës prodhon rreth 25 mijë fuçi në ditë, shtuan zyrtarët e naftës.
Top Channel