Më shumë se 20 muaj pasi u ndal në tokë, pas dy aksidenteve vdekjeprurëse, 737 MAX i Boeingut, u rikthye në qiell të mërkurën me një fluturim komercial në Brazil.

Kompania ajrore low-cost, Gol’s Flight 4104 nga Sao Paulo në qytetin jugor të Porto Alegres u nis duke përdorur avionin e rimodeluar në një risi që Boeing shpreson se do të hapë një kapitull të ri pas krizës që e dëmtoi rëndë e që pasoi aksidentet e 2018 dhe 2019 që i morën jetën një totali prej 346 personash.

Pjesa më e madhe e pasagjerëve të avionit nuk i kushtuan shumë vëmendje modelit të avionit me të cilin po udhëtonin dhe vetë kompania nuk organizoi asnjë ceremoni për rastin.

Piloti, një nga 140 pilotët e Gol që u trajnuan në SHBA për drejtimin e avionit, përshëndeti nga dritarja e kabinës ndërsa pasagjerët ngjiteshin në bord. Ekuipazhi i tha agjencisë së lajmeve AFP se ishte i emocionuar që ishte përfshirë në një moment të tillë kyc për industrinë e aviacionit që është goditur jo vetëm nga një krizë besimi te Boeingu, por edhe nga pandemia e koronavirusit.

Top Channel