David Hooper, avokat i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka kërkuar lirimin e tij nga paraburgimi në Hagë.

Në kërkesën 28 faqëshe që ia ka bërë Gjykatës Speciale, ai ka renditur arsyet se përse Thaçi duhet të lirohet me kusht.

 “Përzierja e problemit janë paragrafët 18 deri 26 të përmendura nga ZPS si “Ilustrues i një trendi më të gjerë shqetësues” në lidhje me ndërhyrjen e dëshmitarëve dhe frikësimin. Shumica e shembujve shkojnë prapa dhjetë deri në tetëmbëdhjetë vjet. Asnjë nuk është bashkëkohor”, thuhet në kërkesën e Hooper.

Ai shkruan se në pretendimet e Zyrës së Prokurorëve Specialë, ai nuk është i përfshirë direkt dhe se nuk ka material që e bëjnë atë përgjegjës për ndërhyrjen në dëshmitarë.

 “Asnjë, madje edhe nga narracioni i ZPS-së, nuk e përfshin z. Thaçi. Atje nuk ka material (përfshirë Aneksin 2, në faqet 10 deri 27) për të treguar se ai ishte përgjegjësi në çdo gjë që ka të bëjë me ndërhyrjen e dëshmitarëve. Në vend të kësaj, ne kemi mbetur me të pretendime të pabazuara, referuar nga deklaratat e bëra nga palët e treta, që nuk kanë rëndësi dhe nuk japin asnjë bazë për të pohuar frikësimin e dëshmitarit në lidhje me z. Thaçi”, ka shkruar Hooper.

Kujtojmë se Thaçi së bashku me tre ish-luftëtarë të tjerë gjenden në paraburgim që prej datës 5 nëntor, ndërkohë që seanca e radhës pritet të mbahet më 17 Dhjetor.

Top Channel