Vështirësi nga dëbora! Reshje të dendura ka patur gjatë natës në të gjithë Kosovën
11/01 15:26
Gjykata Speciale ka caktuar konferencën e tretë të statusit në rastin e ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa.
Data për mbajtjen e konferencës së tretë statutore është caktuar me 14 dhjetor, në orën 15:00.
Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja.
Më 28 shtator, ai nuk kishte pranuar të deklarohet për akuzat që lidhen me krime lufte në Kosovë.
Kurse, me 28 tetor, ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm për katër akuzat e ngritura ndaj tij nga Specialja. Me 23 nëntor, gjykata vendosur që Mustafës t’i vazhdohet paraburgimi.
Top Channel