Kjo është Valentina 40 vjeç, ndërsa burri i saj është 58 vjeç. Për 10 vjet kjo familja ka jetuar me qira.Hekurani këto kohë e ka pas të pamundur të gjej një punë, për pasoja ata prej një viti jetojnë në çadër.
Kledijani, Kristani dhe më e vogla e shtëpisë duket se vitin e ri të parë të jetës së saj do ta festoj në këtë çadër që nuk u kursen as shiun dhe as erën.
“Më parë punonte burri, tani s’ka ku të punojë. Kemi dhe tre fëmijë”.
Gazetarja: Vitin e Ri si do e festoni?
“Nuk kam me çfarë ta festoj, po gjeta makarona. Ç’të të dalë. Kam një vit këtu në çadër më keq nuk ka! Si dimri dhe vapa këtu është tmerr”.
Me 48 mijë lek të vjetra që merr nga asistenca sociale kjo familje duhet të ushqehet, ngrohet dhe jetojë. Thesi i miellit mbaroi sot, buka e sapodalë nga furra duhet të ndahet në racjone për ditë të tëra. Ndërsa dreka do të jetë kos i holluar me ujë.
-Gazetarja: Hekuran çfarë pune ke bërë më parë?
“Çfarë të më dilte, por tani jam sëmurë, përdor me pompa astme, plus dhe dora më është sëmurë. Nuk bëj dot punë të rëndë”.
-Gazetarja: Ku i gjen drutë?
“Dal dhe i mbledh rrugëve nëpër fabrika, ose çfarë të më falin njerëzit. Ndërsa ujin e mbush në Vorë nëpër cesma. Me 48 mijë lekë është shumë e vështirë. Të blej ushqimin e gocës së vogël, të hamë bukë, apo të marrim ndonjë gjë për fëmijët e tjerë”.
Në këtë çadër mungojnë drita dhe ujë. Kledjani është në klasë të 5 atij i duhet të ndjekë mësimin online, por që e ka të pamundur. Me dëshirën e tij të mirë ai mundohet të mësojë vete pa udhëzimin e mësuesve.
“Unë jam në klasë të pestë. Shokët më falin rroba për veten dhe motrën e vogël. kam një dëshirë dua shtëpi, se motra vogël nuk rri do të këtu”.
-Gazetarja: Përse qan?
“Nuk jetoj dot këtu”.
Familja Koroni, që jeton në fshatin Mucaj të Vorës ka vetëm një dëshirë të ketë një çati mbi kokë.
Top Channel