Top Story/ Skema sesi u fundos Eriselda Rista, bankat dhe kompanitë MCA dolën edhe mbi gjykatën duke rritur kredinë e keqe

08/12/2020 23:28

Rasti që do tju sjellim tani është ai i Eriselda Rista dhe historia e saj e dokumentuar fakton me detaje veprën penale të “Shtrëngimit për kredimarrje të detyruar gjatë një procesi përmbarimor”.

Eriselda sëbashku më bashkëshortin e saj ka marrë një kredi pranë ProCredit Bank në 2010, në shumën 700 mijë lekë të reja. Pas disa shlyerjsh kredimarrësit dalin në vonesë dhe banka kërkon nga gjykata të nxirret një urdhër ekzekutimi për marrjen me forcë të detyrimit nga shërbimi përmbarimor.

Gjykata e Tiranës ka lëshuar urdhër ekzekutimi në vlerën e 735 mijë lekëve. Pas këtij momenti fillon edhe shkelja e parë që është bërë nga vetë banka. Ajo i është drejtuar shoqërisë “Shkrela” për titullin e ekzekutimit ku në mënyrë të detajuar ka kërkuar mbi 692 mijë lekë principal, mbi 230 mijë lekë interesa dhe mbi 85 mijë lekë gjoba. Në total vlera e kërkuar është mbi një milionë lekë të reja. Ndërkohë që vendimi i gjykatës ishte për 735 mijë lekë. Rezulton se banka ka kërkuar 272 mijë lekë më shumë se sa ka vendosur gjykata.

Përmbaruesi Ilirjan Shkrela nisi procedurën e ekzekutimit duke shtuar edhe tarifën përmbarimore prej 58 mijë lekësh. Fillimisht urdhëron vendosjen e e masës sekuestro konservative mbi pagën e debitores nga janari 2013 deri në janar 2014. Gjithë këtë përiudhe çdo muaj ka kaluar regullisht shuma prej 12 mijë lekë të reja nga llogaria e përmbaruesit te ajo e bankës ProCredit.

Në maj të 2015 kjo bankë ka kaluar një sërë dosjesh te shërbimi përmbarimor ZiG. Mes tyre ishte edhe dosja e Eriselda Rista. Pas trasferimit të çështjesh nga njëra zyrë përmbarimore te tjera u shtuan edhe 6600 lekë për shpenzimet e administratimit të dosjes përmbarimore.

Përmbaruesje e STAR, Jordisa Dervishi ka sekuestruar pagat e dy bashkëshorëtve si dhe mjete motorike. Ata kanë lidhur katër kontrata me të njëjtin kreditor që kërkonte ekzekutimin e detyrimit Micro Credit Albania. Dhe këtu nis fundosja financiare e Eriseldës dhe familjes së saj.

Emisioni i plotë:

Top Channel