Shtëpia luksoze në Izrael shitet një çerek miliard dollarë (Fotot)

08/12/2020 17:01
Shtëpia luksoze në Izrael

Një shtëpi luksoze e ‘stilit mbretëror’ në Izrael ka dalë në shitje për një çerek miliard dollarë.

Rezidenca mahnitëse ndodhet brenda një kompleksi për personat më të pasur e më të famshëm në vend, duke I shkuar për shtat stilit të pronarit të saj miliarder rus. Valery Kogan vetë vlerësohet të ketë një pasuri prej 2.5 miliardë dollarësh, para këto të vëna si bashkëpronar i Aeroportit Domodedovo të Moskës.

Rezidenca e tij mahnitëse në qytetin bregdetar të Cezaresë, nga ku mund të shihet një pamje gjithëpërfshirëse mbresëlënëse e Detit Mesdhe – ka dalë në shitje për më shumë se 258 milionë dollarë. Godina e frymëzuar nga arkitektura barok dhe rokoko, ka dysheme dysheme prej mermeri, e hapësira të brendshme gjigante, ndërsa që në hyrje ajo befason me llambadarët plot me kristale.

Zbukurimi i dhomave brenda është praktikisht një vepër arti, me një madhështi e pompozitet të denjë për pallatet mbretërore.

 

FOTO GALERI
1/5

Top Channel