Viktima Klodian Rasha

Në orët e para të mëngjesit mbeti i vrarë shtetasi Klodian Rasha, 25 vjeç pasi u qëllua me nga një efektiv policie.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se viktima ka qenë i dënuar më parë për plagosje të lehtë me dashje dhe për “Heqje të paligjshme të lirisë në vitin 2016”.

Punonjësi i Policisë, efektiv i Shqiponjave, i ka bërë thirrje të ndalonte por Rasha nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar.

Policia njofton se i gjendur në këto kushte dhe në mungesë të ndriçimit të plotë punonjësi i policisë ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur 25 vjeçari i cili ka humbur jetën në spital.

Ndërkohë policia njofton se gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe zonës përreth u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit që dyshohet se i përkiste shtetasit K.R, i cili nuk iu bind urdhrit të Punonjësit të Policisë për të ndaluar.

Punonjësi i policisë shtetasi N.H., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të metëjshme.

Klodian Rasha

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Me datë 08.12.2020, rreth orës 01:45, sherbimet e Policisë gjatë patrullimit në rrugën “Dritan Hoxha”, kanë konstatuar një shtetas i cili kryente veprime të dyshimta.

Punonjësit e Policisë i kanë bërë thirrje të ndalonte por personi nuk i është bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar.

Edhe pas thirrjeve të vazhdueshme të bëra nga ana e Punonjësit të Policisë për të ndaluar përsëri nuk ka ndaluar dhe është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë në dukje armë zjarri.

I gjendur në këto kushte dhe në mungesë të ndriçimit të plotë punonjësi i policisë ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi K.R., 25 vjeç i cili ka humbur jeten në spital.

Menjeherë është ngritur Grupi i Posaçëm Hetimor i përbërë nga SHÇBA dhe Policia.

Prokurori ndodhet në vendngjarje dhe po ndjek e monitoron të gjitha veprimet që po kryhen nga Sherbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në MB dhe nga Policia për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Punonjësi i policisë shtetasi N.H., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të metejshme.

Vijon puna intensive nga grupi hetimor për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

Informacion shtesë nga policia

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në lidhje me ngjarjen e ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha” ju informojmë se :

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Grupi i Posaçëm Hetimor i përbërë nga SHÇBA dhe Policia nën drejtimin e Prokurorit gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe zonës përreth u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit që dyshohet se i përkiste shtetasit K.R, i cili nuk iu bind urdhërit të Punonjësit të Policisë për të ndaluar.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale armë e zjarrit pistoletë me një krehër me fishekë.

Vijon puna intensive nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/12/08/u-qellua-per-vdekje-nga-polici-xhaxhai-i-klodian-rashes-djali-ka-dale-me-pi-kafe-te-zbardhet-ngjarja-deri-ne-fund/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA