Siguria kibernetike bllokon një pjesë të faqeve në internet nga një alarm global, mund të prekë edhe shërbimet qeveritare
Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 64 viktima dhe 2.613 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19).
Mbrojtja Civile njoftoi se numri i rasteve aktive në Kroaci sot është 21.685. Midis tyre, 2.660 pacientë janë në spital, nga të cilët 278 në respiratorë.
“Që nga 25 shkurti 2020 kur u regjistrua rasti i parë me COVID-19 në Kroaci janë regjistruar 154.852 raste me koronavirus, nga të cilët 2.298 kanë ndërruar jetë, 130.869 janë shëruar, saktësisht 2.987 në 24 orët e fundit”, njoftoi Mbrojtja Civile.
Aktualisht 53.062 persona janë në vetëizolim.
Deri më tani janë testuar 825.023 persona nga të cilët 8.782 në 24 orët e fundit.
Top Channel