Katër luanë infektohen me Covid kopshtin zoologjik të Barcelonës, bashkë me anëtarë të stafit

08/12/2020 17:16

Katër luanë në kopshtin zoologjik të Barcelonës kanë rezultuar pozitive me Covid-19, në rastin e dytë të njohur të felinëve të mëdhenj që preken nga virusi.

Kiumbe, mashkulli i ri, dhe tre luaneshat e quajtura Zala, Nima e Run Run u testuan pasi kujdestarët e tyre vunë re simtoma të buta gripi.

Testet e tamponit iu kryen luanëve në mënyrë të njëjtë me njerëzit, pasi kafshët tashmë janë mësuar me stafin e kopshtit, thanë në deklaratën e tyre drejtuesit.

Autoritetet po hetojnë sesi janë infektuar kafshët, në një kohë kur dhe dy anëtarë të stafit kanë rezultuar pozitivë prej muajit të kaluar.

I vetmi rast i mëparshëm i infektimit të felinëve të mëdhenj ishte ai i kopshtit zoologjik në Bronx në New York, ku katër tigra e tre luanë rezultuan pozitivë në prill.

Kopshti zoologjik i Barcelonës tha: “Kemi kontaktuar dhe bashkëpunuar me ekspertët ndërkombëtarë si shërbimi veterinar i kopshtit të Bronx, i vetmi që ka pasur raste të dokumetuara të felinëve me Sars-CoV-2.

“Ndërkohë luanëve u është dhënë kujdesi veterinar për simptomat e tyre të lehta, me mjekime anti-inflamatore dhe monitorim të afërt, ndaj të cilit kafshët po reagojnë mirë”.

Mashkulli katër-vjeçar dhe femrat që janë të gjitha 16 vjeçare, kanë pasur kontakt vetëm me njëri-tjetrin dhe jo me kafshë të tjera.

Drejtuesit shtonin: “Në to nuk është shafqur asnjë nga simptomat e vështirësive respiratore, madje pas 15 ditësh u zhdukën të gjitha sinjalet e sëmundjet, përveç kollitjes apo dështimave”.

Kopshti i Barcelonës është tashmë i hapur.

Gjatë kulmit të epidemisë në prill, kopshti zoologjik i Bronx testoi të gjithë felinët e tij duke përfshirë gepardët dhe leopardët e dëborës.

Asokohe infektimi i tyre besohet se erdhi nga një prej kujdestarëve, i cili ishte asimptomatik.

FOTO GALERI
1/4
Kiumbe, mashkulli i ri, dhe tre luaneshat e quajtura Zala, Nima e Run Run u testuar pasi kujdestarët e tyre vunbë re simtoma të buta gripi.

Top Channel