Cristiano Ronaldo fiton duelin personal me Lionel Messin në Champions me Juventusin që turpëroi Barcelonën brenda në Camp Nou duke fituar 0-3 dhe duke marrë blaugranave vendin e parë në grupin G. Një sukses edhe nën shenjën e Cristiano Ronaldos që realizoi dy herë në këtë sfidë edhe pse në të dy rastet me 11-metërsh ndërsa për skuadrën e Pirlos shënoi edhe amerikani McKennie në të dytin takim radhazi.
Juventusi i duhej një fitore me tre gola diferencë ose minimalisht 1-3 për t’i marrë kreun Barcelonës dhe në fund ia arriti qëllimit. Me 15 pikë po aq sa edhe Barça por me favorin e ndeshjeve direkte bardhezinjtë u ngjitën në krye të renditjes në grupin G dhe parashikohet të kenë një short më të favorshëm se Barcelona në raundin e 1/8-ave.
Surprizën e vërtetë në këtë të martë e bëri Leipzig që eliminoi nga Championsi, anglezët e Manchester United. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Dynamo Kiev mposhti 1-0 Ferencvarosin që kishte në fushë edhe Uzunin dhe siguroi biletën për në raundin e 1/16 të Europa League. Në grupin H skuadra e Nagelsmann triumfoi 3-2 në shtëpi ndaj Djajëve të Kuq në një ndeshje ku United kishte nevojë për një barazim për të kaluar në fazën tjetër por u zgjua vetëm pas minutës së 80-të. Dy gola të shpejtë të Angelinos dhe Haidaras prenë shpresat e United për të kaluar grupin.
Fitorja e gjermanëve u vulos nga goli i Justin Kluivert në minutën e 69-të, për të ardhur te finalizimet e Bruno Fernandes me penallti dhe Paul Pogba në minutat e 80 dhe 82-të, por pavarsisht përpjekjeve deri në fund vetëm kaq për skuadrën e Solskjaer në këtë sfidë, me Djajtë e Kuq që vuajtën mungesat në sulm të Martial dhe Cavanit.
Avancoi më tej edhe Paris Saint Germain sido që të jetë rezultati në momentin që do të riluhet sfida ndaj Basaksehir edhe pse me një fitore francezët do të jenë kokë grupi. Në grupin E ku llogaritë ishin zgjidhur më parë barazim 1-1 mes Chelseat dhe Krasnodar ndërkohë që Sevilla triumfoi 1-3 në transfertën franceze ndaj Rennes sfidë ku spikati El Nesyri me dy gola
Top Channel