Britani/ Frenohet furnizimi me vaksinën e Covid pas problemeve me prodhimin te AstraZeneca

08/12/2020 18:24

Teksa vaksinat e para për Covid-19 janë dorëzuar në Britani dhe miratimi pritet së shpejti në SHBA, një nga prodhuesit kryesorë tha se nuk mund të plotësohet e gjithë kërkesa në fund të dhjetorit.

Vaksina e prodhuar nga grupi amerikan Pfizer, është njëra nga porositë e qeverisë britanike. Londra ka porositur gjithashtu 100 milionë doza nga vaksina tjetër, ende pa u aprovuar e grupit farmaceutik britanik AstraZeneca, në bashkëpunim me Universitetin e Oksford.

Por qeveria është njoftuar sot se vetëm katër milionë doza të vaksinës AstraZeneca do të dërgohen brenda këtij viti, prej vonesave në pikat e prodhimit në Britani, prandaj sasia fillestare do të importohet nga Gjermania e Hollanda.

Lajmi i papëlqyeshëm vjen teksa Britania përgatitej për fushatën masive të vaksinimit për testimin e plotë të injeksioneve.

Spitalet britanike sot morën masat e administrimit të 800,000 dozave të vaksinës Pfizer/BioNTech, e cila mori aprovimin javës që shkoi.

Pfizer gjithashtu kishte deklaruar probleme me prodhimin por shtoi se gjërat po sheshohen dhe premtoi 5 milionë doza të vaksinës për Britaninë brenda vitit.

Qeveria e Londrës tha dje se “shumica” e njerëzve më të dobët do të vaksinohen në janar e shkurt, por nuk specifikuan numrin e tyre.

Ata shtuan se dy vaksina të tjera – njëra e prodhuar nga grupi amerikan Moderna, dhe ajo e AstraZeneca – janë duke u vlerësuar nga entet rregullatore, dhe mund të rrisin ndjeshem numrin e dozave të gatshme për publikun.

(IrishTimes)

Top Channel