Sot nisi testimi i shpejtë të infektuarve analiza, po u bëhen në shtëpi
Ka nisur testet e shpejta këtë të hënë por epidemiologet synojnë të evidentojnë sa më parë vatrat e nxehta ku mundësia e përhapjes së covid është e madhe . Ndaj testet e pare janë kryer në shkolla call center.
Avantashi i rapid test i cili e identifikon covid nëpërmjet antigenit është rezultati brenda 15 minutash duke ndërprerë zinxhirin e përhapjes së virusit
Deri më datën 20 dhjetor epidemiologet do të shkojnë në këto institucione ku janë konstatuar mbi 2 apo tre persona te infektuar . Pas datës 20 testi i shpejt do të kryhet edhe në disa qendra shëndetësore por vetëm kur e shikon të arsyeshme mjeku i familjes.
Testi i shpejtë do të kryhet paralelisht me tamponin klasik pcr dhe shpejtësia e rezultatit do të ndihmojë në gjurmueshmërinë e rasteve dhe izolim të vatrave të covid.
Top Channel