Megjithë elegancën e tyre, kryeministrja e Skocisë dënon vizitën e Princit britanik William dhe Kate Middleton për shkelje anti-Covid (Fotot)

07/12/2020 17:23

Kryeministrja e Skocisë Nicola Sturgeon bëri sot një sulm të ashpër verbal ndaj Dukes e Dukeshës së Cambridge duke thënë se mbretërorët ishin paralajmëruar për masen e ndalim-udhëtimit mes Anglisë dhe Skocisë, por perseri nuk ndaluan turneun e tyre.

Ajo përmendi se i kishte thënë pallatit mbretëror për shkeljen e mundshme të rregullave anti-Covid nëse Princ William e Kate Middleton udhëtonin në veri për turneun e tyre “të rritjes së moralit gjatë pandemisë”.

Kalimi i kufirit verior të Anglisë drejt Skocisë është i jashtëligjshem prej fundit të nëntorit dhe ata që e bëjnë këtë pa arsye bindëse gjobiten me 60 paundë.

Por dy mbretërorët e rinj, duket se nuk deshën t’ia dinin për këtë teksa erdhën sot në  Edinburgh, ku gajdet tradicionale skoceze u bënin serenatë me këngë Krishtlindjesh. Më pas ata takuan punonjës emergjence të Shërbimit të Ambulancave.

Çifti përpiqej të përhapte atmosferën festive për punonjësit e linjës së parë të betejës me koronavirusin, gjatë udhëtimit të tyre 48 orësh me tren në Skoci.

Në replikat e saj Sturgeon dukej mjaft e pakënaqur nga vizita e figurave mbretërore: “Qeveria skoceze ishte konsultuar me vizitën dhe ne u bëmë të qartë se kufizimet janë në fuqi në Skoci”.

FOTO GALERI
1/19
Dy mbretërorët e rinj, duket se nuk deshën t’ia dinin për masen

Top Channel