Kosovë, zgjedhjet e reja/ S’i do asnjë parti veç VetëVendosjes

07/12/2020 14:18

Për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës, partitë politike parlamentare, në veçanti ato të koalicionit qeverisës, duhet të gjejnë një zgjidhje me marrëveshje politike ose në të kundërtën vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, thonë njohësit e zhvillimeve politike në vend. 

Donika Emini dhe Artan Muhaxhiri folën për REL duke thënë se nisur nga zhvillimet e muajve të fundit në spektrin politik dhe institucional të Kosovës, shumica e partive politike parlamentare, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, do të tentojnë të gjejnë një zgjidhje politike, në mënyrë që t’i shmangin zgjedhjet e parakohshme.

Në 5 nëntor, Hashim Thaçi dha dorëheqjen nga posti i presidentit të Kosovës, pasi Dhomat e Specializuara në Hagë, konfirmuan aktakuzën ndaj tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Po të njëjtën ditë, bazuar në kompetencat që ia jep Kushtetuta, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani mori postin e ushtrueses së detyrës së presidentit. Sipas Kushtetutës, Osmani, mund të qëndrojë në këtë post për gjashtë muaj, deri kur duhet të zgjidhet një president i ri.

Deri më tani, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), që është pjesë e koalicionit qeverisës, ka propozuar që president i ardhshëm të jetë lideri i saj, Ramush Haradinaj. PDK-ja thekson se  në rast se partitë tjera parlamentare i kërkojnë votat e saj për zgjedhjen e presidentit, atëherë do të ofrojë të propozuarin e vet. Rreth dy javë më parë, Isa Mustafa, lider i LDK-së që drejton koalicionin qeverisës të vendit, deklaroi se në dhjetor pritet të organizojë një takim me subjektet tjera politike për të diskutuar çështjen e presidentit. Ai këmbënguli se “është më mirë që çështja të zgjidhet tani” se sa të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA