Kanabis e kokainë në makinë dhe në lokal/ Arrestohen dy të rinjtë në Fier

07/12/2020 10:03
Foto ilustruese

Fier- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për shkak se janë kapur me kokainë dhe kanabis.

Sipas policisë janë arrestuar K. S., 26 vjeç dhe I. T., 22 vjeç, banues në Baltëz, Fier. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Golf” me drejtues K. S. dhe gjatë kontrollit në lokalin që ai kishte marrë me qira në fshatin Baltëz, ku punonte kamerier I. T., kanë gjetur 4 doza me lëndë narkotike kokainë, 4 doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe disa fishekë luftarak.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Bien në pranga 2 shtetasit që posedonin dhe shpërndanin lëndën narkotike.

Sekuestrohen 4 doza me lëndë narkotike kokainë, 19 doza me cannabis sativa dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, shërbimet e Policisë Fier, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Golf” me drejtues shtetasin K. S. dhe gjatë kontrollit në lokalin që ai kishte marrë me qira në fshatin Baltëz, ku punonte kamerier shtetasi I. T., kanë gjetur 4 doza me lëndë narkotike kokainë, 4 doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe disa fishekë luftarak.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit I. T. u gjetën 15 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier u arrestuan në flagrancë shtetasit:

K. S., 26 vjeç dhe I. T., 22 vjeç, banues në Baltëz, Fier.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA