Ka qenë sonte një puntatë mjaft dinamike ajo e “Shiko Kush Luan”, emisionit në autorësi dhe prezantim të Luana Vjollcës.
Të ftuar nga fusha të ndryshme kanë ngritur në këmbë publikun me lojrat dhe deklaratat e tyre. Mes të ftuarve ka qenë boksieri i shpallur Kampion Bote, Robin Krasniqi.
Gjatë një interviste me kapitenin e skuadrës së kuqe Florjan Binaj, Robin Krasniqi është pyetur se kush prej boksierëve të njohur i ka dhënë ndihmë për tu ngritur. Por deklarata e tij ka habitur, pasi kampioni ka treguar se ka qenë komplet i vetëm.
“Suksesin tim e kam prej vetes. Nuk kam patur mbështetje, urime nga askush, ndonjëherë i kuptoj se secili ka punët e veta obligimet e veta kështu që suksesin tim e kam ngritur vetë”.- ka thënë Robin Krasniqi.
Më tej ai ka treguar se gjatë karrierës së tij ka patur dy idhuj. Personi i parë është boksieri i njohur shqiptar Luan Krasniqi dhe boksieri i njohur botëror Muhamed Ali.
Top Channel