Atentati në Rinas, Berisha: Ekzekutim publik që ndodhi në vendin më të sigurt të Shqipërisë
Një person është vetëvrarë me armë zjarri në njësinë administrative Dajç, në Shkodër.
Top Channel mëson se viktima është një 40-vjeçar, banues në fshatin Mushan.
Ende mbeten të paqarta shkaqet që e çuan në vetëvrasje 40-vjeçarin, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e historisë tragjike.
Shkodër/Informacion paraprak
Më 05.12.2020, në fshatin Mushan, Njësia Administrative Dajç, Shkodër, në banesë, është gjetur nga familjarët, i vetëvrarë me armë zjarri automatike shtetasi B. M. 46 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur në kushte të gjendjes së rënduar psikologjike.
Në vendngjarje veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin rrethanave të kësaj ngjarje.
Top Channel