Kamerat ushtarake kapin ajsbergun më të madh të botës në lundrim (Foto dramatike)

05/12/2020 19:17

Avionët patrullues të ushtrisë së Britanisë kanë sjellë për mediat imazhet e atij që mund të quhet ajsbergu më i madh i botës, i cili po lundron nga jugu i oqeanit Atlantik.

Avioni transportues A400m fluturoi ulët mbi bllokun gjigand prej 4,200 km/kartorë, i njohur nga shkencëtarët si A68a, për të vëzhguar gjendjen e tij të pasigurtë.

Pamjet zbulojnë krisje dhe çarje të shumta, teksa copa të mëdha akulli shkëputen vazhdimisht prej tij, madje duken dhe tunele që kanë nisur të hapen nën linjën ujore.

Ajsbergu Antarktik është tashmë duke u zhvendosur drejt territorit britanik në Atlantik, Xhorxhia e Jugut.

A68a është tashmë vetëm 200km larg ishullit dhe me shumë gjasa do të ngecë në cekësitë e tij bregdetare.

Forcat ajrore zbuluese britanike në jug të Atlantikut fluturuan rreth tij për të vlerësuar situatën.

“Sipas gjurmimeve satelitore, avionët A400M në kushtet e duhura të motit, do të afrohen më shumë ndaj ajsbergut për observime më të detajuara”, tha drejtuesi i skuadronit Michael Wilkinson.

“Unë e di se ky është mendimi i anëtarëve të tjerë të përfshirë, pasi kjo është një detyrë unike dhe e paharrueshme”, shtoi ai.

Veprimi i valëve detare ka këputur nga ajsbergu copa të panumërta, dhe disa prej tyre janë objekt studimi më vete, minimalisht prej rrezikut që mund të sjellin për anijet e transportit.

Kur A68a u shkëput nga blloku akullnajor i Antarktikës në korrik 2017, ai ishte rreth 6000 km katrorë i gjerë. Megjithse tashmë me masë vetëm 4,200 km/katrorë, ai nuk duket se po humbet shumë, në kundërshtim me parashikimet.

FOTO GALERI
5/5
Thellesia e detit ne ishullin ku po afrohet ajsbergu

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA