Misteri i binjakëve! Infektohen të 2 me covid, njeri vdes tjetri jo

04/12/2020 19:41

Nuk ishin ndarë për asnjë ditë të vetme. Gjithmonë bashkë edhe në punë dhe jashtë saj. Dy binjakë 70 vjecarë në Ravenna të Italisë, tani i ndau koronavirusi.

Mediat vendase rrëfejnë historinë e çuditshme të vëllezërve, njëri prej të cilëve, i pari që u prek nga sëmundja, arriti ta marrë veten prej saj edhe pse u shtrua në spital. Por ai ende nuk e di që vëllai i tij binjak, i prekur gjithashtu, nuk ia doli dot mbanë. Nuk ia kanë treguar nga frika se situata mund ti përkeqësohet, pasi pati probleme deri edhe fizike kur mësoi se i vëllai ishte sëmurur gjithashtu.

Binjaket punonin në të njëjtën ndërmarrje e jetonin në një shtëpi. Rasti konsiderohet befasues për faktin se gjithmonë është menduar që trupa të ndryshëm mund të mos reagojnë njësoj ndaj Covid 19-tës, por në rastin e binjakëve, organizmi i tyre është mjaft i ngjashëm. Italia shënoi një ditë më parë shifrën më të lartë të viktimave të koronavirusit, me 993 humbje jete brenda 24 orësh. Pas këtij bilanci të rëndë, autoritetet italiane vendosën të ndalohet udhëtimi dhe meshat e mesnatës gjatë periudhës së Krishtlindjeve. Nga 21 dhjetori deri në 6 janar, italianët do të lejohen të lëvizin mes rajoneve vetëm për punë, arsye mjekësore dhe emergjenca.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA