Quhet Adolf Hitler dhe ka fituar me diferencë të ndjeshme zgjedhjet lokale në Namibi.

Nuk ka asgjë të përbashkët me diktatorin nazist e madje nuk ka as ndër mend të dominojë botën. Adolf Hitler Uunona, shkruan BBC është zgjedhur këshilltar në kolegjin elektoral të Ompundjas me 85 për ind të votave, javën e kaluar. Në një intervistë për të përditshmen gjermane Bild, politikani ka përsëritur se nuk ka asgjë të përbashkët me ideologjinë naziste. Adolf, ashtu si edhe emra të tjerë gjermanë, nuk është i rrallë në vendin që dikur ka qenë koloni gjermane.

Uunona është zgjedhur për llogari të partisë në pushtet që edhe udhëhoqi fushatën kundër diminimit kolonial të minorancës së bardhë. Ai ka pranuar se babai i tij i dha emrin e liderit nazist, por edhe ka shpjeguar se me shumë gjasa i ati, as nuk e kishte kuptuar se çfarë përfaqësonte Adolf Hitleri.

“Kur isha fëmijë unë e shikoja atë si një emër krejt normal”, rrëfen vetë ai. Vetëm kur u rrit ai e kuptoi se ky njeri kishte dashur të nënshtronte gjithë botën.

Uunona ka thënë se bashkëshortja e tij e quan Adolf dhe ai njihet kështu edhe në publik dhe nuk ka ndër mend të ndryshojë emër. Mes vitit 1884 dhe 1915, Namibia ishte pjesë e territorit gjerman të quajtur Afrika jugperëndimore gjermane.

Top Channel