2 apartamente, një bar restorant dhe një makinë/ Sekuestrohet pasuria e 49-vjeçares nga Fieri, ish-bashkëshorti i saj i dënuar me 14 vite burg në Itali

04/12/2020 08:54

Policia e Fierit i bllokoi 1.5 milionë euro pasuri, 49-vjeçares Rudina Zenaj.

Në muajin gusht OFL i kishte dërguar asaj dhe katër personave të tjerë kërkesën për të treguar pasuritë e tyre. Zenaj ishte vënë nën hetim si bashkëshortja e Shaban Zenajt, i dënuar me 14 vite burg në Itali nga Gjykata e Milanos. Çifti kishte bërë edhe një divorc, por hetuesit mendojnë se ai është fiktiv.

Ndërkohë që 49-vjeçarja nuk e justifikon dot se si ka krijuar pasuritë prej 1.5 milionë euro të cilat janë në Fier dhe në Vlorë. Ajo është pronare e një bar restoranti në zonën e Skelës në Vlorë, me emrin Britania si dhe një apartamenti në Vlorë, një tjetër në Pogradec dhe një automjet Mercedez. Policia dyshon se e gjithë kjo pasuri është vendosur për shkak të të ardhurave nga trafiku i drogës, krim për të cilin bashkëshorti i saj u ekstradua dhe u dënua në Itali.

Ai është arrestuar në vitin 2015 në qytetin e Vlorës ku jetonte dhe drejtonte një biznes, ndërsa Gjykata e Milanos e kishte dënuar me burg. Arrestimi është bërë ndërsa ndodhej në lokalin e tij luksoz, të cilin e kishte ndërtuar, ndërsa më herët, sipas gjykatës italiane kishte qenë pjesë e një grupi që merrej me trafikun e heroinës drejt Italisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA