Trump nuk tërhiqet/ Presidenti flet për manipulime të mëdha në zgjedhje

03/12/2020 16:06

Facebook dhe Twitter kanë shënjuar një video të presidentit Donald Trump, ku ky i fundit fliste përsëri për manipulim të zgjedhjeve, si problematik.

Presidenti Trump publikoi një material 46 minutësh, duke përsëritur pretendimet e tij të pabazuara për manipulim të zgjedhjeve të muajit të shkuar. Ai e quajti fjalimin ndoshta “më të rëndësishmin që ka bërë ndonjëherë”, ndërsa sugjeroi se Gjykata Supreme duhet “të bëjë atë që është më e mira për amerikën dhe të përmbysë rezultatin. Presidenti 74-vjeçar ka vënë sërish në pikëpyetje rezultatet që kanë treguar se Biden ka fituar një rekord prej 81 milionë votash në zgjedhje, apo 7 milionë më shumë sesa vetë Trump.

Sidoqoftë, ai ka folur sërish për manipulim ndonëse anëtarë të administratës së tij, përfshirë edhe prokurorin e përgjithshëm Uilliam Barr, që konsiderohet aleat i ngushtë i Trump, kanë përsëritur se nuk ka prova për manipulim të zgjedhjeve. Pavarësisht etiketimit të facebook dhe Twitter të videos së presidentit, me qindra mbështetës të tij e kanë pëlqyer atë.  Biden vijin ndërkohë të punojë për administratën e tij me të cilën do të instalohet në shtëpinë e bardhë pas inaugurimit më 20 janar.

“Ekipi im për tranzicionin është duke punuar për atë që do të çojë përpara në Kongres, për të adresuar shumë kriza me të cilat po përballemi, sidomos krizën ekonomike dhe koronavirusin”, tha Biden në një takim të mbajtur në vendlindjen e tij në Delauer.

Top Channel