Tirana do të presë finalen europiane/ E para e Conference League do të luhet në Air Albania

03/12/2020 02:14

Për herë të parë në histori Tirana dhe Shqipëria futet në hartën e zhvillimit të aktiviteteve më të mëdha europiane të futbollit. Edicioni i parë i Konferencë Ligës që do të startojë vitin tjetër, përkrah Champions Leagues dhe Europa Leagues, do të luaj finalen e madhe në Tiranë, në “Air Albania” Stadium.

Stadiumi ynë kombëtar ishte kandidat për zhvillimin e Superkupës së Europës, sëbashku me Belfastin dhe Helsinkin, por në fund u arrit një konsensus dhe si rrjedhojë “Air Albania Stadium” përfitoi finalen e këtij kompeticioni i cili shumë shpejt do të shndërrohet në aktivitetin kryesor europian edhe për klubet shqiptare.

Ditën e enjte komiteti ekzekutiv i UEFA-s pritet të zyrtarizojë Tiranën si vendin pritës të finales së madhe, një arritje kjo edhe në sajë të lobimit të presidentit të FSHF-s Armand Duka i cili prej mëse dy vitesh është pjesë e organit vendimarrës të qeverisë europiane të futbollit.

Zhvillimi i një finale të tillë sigurisht që përkthehet në shumë përfitime për vendin jo vetëm në aspektin sportiv.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta