Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi Presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi qeverinë të fillojë vaksinimin në shkallë të gjerë kundër Covid-19, nga java e ardhshme.
Rusia u bë vendi i parë në botë që miratoi vaksinën e saj të koronavirusit, Sputnik V, që në gusht, duke autorizuar trajtimin për përdorim publik pa përfunduar madje as faza e tretë e testimeve. Lëvizja ndezi kritika në qarqet shkencore. Duke folur në një mbledhje të qeverisë online, Putin tha ndërkohë se Rusia duhet të fillonte një përpjekje të madhe vaksinimi.
Më shumë se 2 milionë doza janë prodhuar ose do të prodhohen ditët në vijim. Vaksina e parë e regjistruar kundër koronavirusit në botë, Sputnik V do të arrijë një nivel të lartë prodhimi. Kjo na lejon ne të fillojmë një vaksinim në shkallë të gjerë – tha lideri rus. Putin shtoi se fokusi kryesor do të ishte vaksinimi i dy grupeve të rrezikuar, mjekëve dhe mësuesve. Më herët, zyrtarët rusë kanë thënë se sputnik V i ishte administruar një grupi prej 10 mijë vullnetarësh në shtator. Ushtria ruse tha në anën tjetër se 2500 pjesëtarë të saj ishin vaksinuar. Vaksina i është dhënë edhe disa punonjësve të shëndetësisë në rusi, mësuesve dhe zyrtarëve të lartë jashtë testeve klinike.
Urdhri i Putinit për të intensifikuar programin e vaksinimit, vjen pasi Britania e Madhe, u bë vendi i parë perëndimor që autorizoi vaksinën e Pfizer/Biontech të mërkurën.
Top Channel