Presidentët do vaksinohen live/ Klinton, Bush dhe Obama, vullnetarët për t’u vaksinuar para kamerave

03/12/2020 16:04
DALLAS, TX - APRIL 25: (EDITORS NOTE: Retransmission with alternate crop.) (L-R) U.S. President Barack Obama, former President George W. Bush and former President Bill Clinton attend the opening ceremony of the George W. Bush Presidential Center April 25, 2013 in Dallas, Texas. The Bush library, which is located on the campus of Southern Methodist University, with more than 70 million pages of paper records, 43,000 artifacts, 200 million emails and four million digital photographs, will be opened to the public on May 1, 2013. The library is the 13th presidential library in the National Archives and Records Administration system. (Photo by Alex Wong/Getty Images)

Ish presidentët Barak Obama, Xhorxh Bush dhe Bill Klinton, kanë dalë vullnetarë për tu vaksinuar live para kamerave, në përpjekje për të bindur njerëzit të vaksinohen.

Zyrtarë të stafit të presidentit të 43 të ShBA, Xhorxh bush, kanë kontaktuar me ekspertët më të njohur në vend në përpjekje për të parë se si mund të ndihmojnë me promovimin e vaksinës. Edhe sekretarja për shtypin e ish presidentit Klinton, tha për CNN se ai do të ishte i gatshëm të vaksinohej në publik me qëllim promovimin e vaksinës.

Ndërsa ish presidenti Obama, tha në një emision televiziv se nëse Anthony Fauci do të thoshte se vaksina është e sigurt, ai do ta besojë atë.

“Mund të përfundoj duke u vaksinuar para kamerave, ose duke e filmuar atë, në mënyrë që njerëzit ta dijnë se unë i besoj shkencës dhe ajo që unë nuk dua është të prekem nga koronavirusi”, tha Obama.

Top Channel