‘Nuk jemi anglezë’/ Berlini nuk nxiton për vaksinën, procedurë më të gjatë për miratimin

03/12/2020 01:01

Ndryshe nga Britania e Madhe, Gjermania ka zgjedhur një procedurë më të gjatë për miratimin e vaksinës së koronavirusit sepse ekziston një dëshirë për të rritur besimin në vaksinat, tha ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.

“Ka disa anëtarë të BE që mund të përdorin një aprovim të ngjashëm të jashtëzakonshëm. Por ne vetë jemi kundër kësaj dhe mbështesim më tepër një qasje të përbashkët europiane”, theksoi Spahn.

Sipas tij, është shumë e rëndësishme që kjo të bëhet në mënyrë që të përmirësojmë besimin në aprovimin e vaksinës. Mbretëria e Bashkuar u bë vendi i parë në botë që miratoi përdorimin e vaksinës Pfizer dhe BioNTech, e cila, siç u njoftua, do të jetë në dispozicion të banorëve në të gjithë Anglinë nga java e ardhshme.

Leja për vaksinën e zhvilluar nga prodhuesi amerikan i ilaçeve Pfizer dhe BioNTech i Gjermanisë, u dha në një periudhë të rritjes së infektimeve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë, duke bërë trysni mbi spitalet në disa vende dhe duke detyruar raunde të reja kufizimesh që kanë shkatërruar ekonomitë.

Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor, e cila liçencon ilaçe në Mbretërinë e Bashkuar, rekomandoi që vaksina të mund të përdorej pasi shqyrtimi i rezultateve të provave klinike treguan se vaksina ishte 95% efektive në përgjithësi dhe se ofron mbrojtje të konsiderueshme për të moshuarit.

Top Channel