Që në muajin shtator, u shfaqën lajme mbi një objekt të mistershëm që oribonte Tokën, e kishte çuditur edhe shkencëtarët e NASA-s.

Askush nuk dinte ta thoshte se për çfarë bëhej fjalë. Ishte një asteroid? Apo diçka tjetër që nuk po e zbulonin dot. Tani që ai kaloi pa dëme në afërsi të planetit tonë, u bë e qartë se patën të drejtë ekspertët që nuk nxituan ta përcaktonin si një trup qiellor. Në fakt, tani NASA e konfirmoi zyrtarisht se objekti i cuditshëm është një pjesë e mbetur e raketës së vitit 1966, Centaur nga misioni Surveyor 2.

Shkëncetari i agjencisë amerikane të hapësirës, Paul Chodas, ishte ai që shfaqi në fillim dyshime nisur nga orbita e lehtë, dhe qartazi e lakuar të objektit. Chodas mendoi për pjesën e sipërme të raketave Centaur nga misioni i dështuar drejt Hënës, Surveyor 2, pasi dimensionet e objektit përputheshin me ato të mbeturinave.Teoria e tij tani është provuar nga një ekip nga Universiteti i Arizonës, i udhëhequr nga Vishnu Reddy, i cili përdori një teleskop të posaçëm në Hawaii për të vëzhguar këtë trup misterioz. Ekipi i krahasoi të dhënat me ato të Centaur dhe zbuloi se kishin të njëjtën përbërje.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA