Kriza e koronavirusit/ Daimler, 1000 euro bonus punonjësve

03/12/2020 02:58

Prodhuesi gjerman i makinave Daimler ka vendosur t`i shpërndajë punonjësve të tij bonusë prej 1000 eurosh secilit në këtë kohë krize prej pandemisë së koronavirusit.

Kjo bëhet në mënyrë që të kompensohet sadopak barra e tyre personale dhe ekonomike.

“Për shkak të pandemisë, ky vit ka qenë veçanërisht sfidues. Gjatë kësaj periudhe të jashtëzakonshme, kompania ka qenë gjithmonë në gjendje të mbështetet në fleksibilitetin dhe gatishmërinë e forcës së saj të punës”, tha shefi i Burimeve Njerëzore të Daimler Willyfred Port. Rreth 160,000 punonjës në Gjermani do të përfitojnë bonusin nga kompania me bazë në Stuttgart, prodhuesi i markës Mercedes-Benz.

Nga shpërblimi përfitojnë punonjësit e njësive të Daimler, Mercedes-Benz, Daimler Truck dhe the Daimler Mobility, që nuk janë në poste drejtuese. Bonusi do të jepet së bashku me pagën e muajit dhjetor.

Top Channel