I fiksuar pas italianes/ 23-vjeçari nga Shqipëria e pëson keq

03/12/2020 10:22

Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet se përndiqte ish-të dashurën e tij 46-vjeçare. Ngjarja në fjalë është regjistruar në L’Aquila.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari, me banim në Francë, kishte rekorde penale, si armëmbajtje pa leje, kanosje, dhunë dhe veprime përndjekëse. Ishte vetë gruaja që telefonoi 112-ën duke u treguar se ish-partneri ndodhej në shtëpinë e saj dhe kishte frikë se mund të ndodhte diçka. Nga hetimet rezulton se 23-vjeçari nuk hiqte dorë nga marrëdhënia dy-vjeçare me gruan.

Po ashtu mësohet se shqiptari fyente me mesazhe përmes rrjeteve sociale ish-të dashurën, pasi nuk pranonte ndarjen nga ajo. Tashmë ai ndodhet pas hekurave në paraburgimin e Bergamos.

Top Channel