Afrikë, 330 viktima dhe mbi 16 mijë raste të reja me COVID-19

03/12/2020 10:00

Në kontinentin e Afrikës kanë tejkaluar shifrën 2 milionë e 214 mijë, rastet me koronavirusin e ri (COVID-19).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, me 16.389 raste të reja në 24 orët e fundit, numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 2.214.586, ndërsa numri i viktimave me 330 vdekje të reja arrin në 52.670.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 20.709, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 6.694 dhe në Marok 5.985 vdekje.

Në Sejshelle dhe Eritrea nuk është raportuar asnjë vdekje me burim nga COVID-19. Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 796.472 raste, e cila pasohet nga Maroku me 364.190 dhe Egjipti me 116.724 raste.

Deri më tani në Afrikë janë shëruar 1.876.437 persona të infektuar.

Top Channel