​Liverpool me tetë lojtarë për çmimin UEFA “Ekipi më i mirë i vitit”

03/12/2020 17:46

Gjiganti dhe kampioni aktual i Premier Ligës Liverpool, i ka tetë lojtarë nga formacioni bazë të nominuar për çmimin “Ekipi më i mirë i vitit” që ndahet nga UEFA, përcjell KosovaPress.

Pas paraqitjeve të bukura sezonin që lamë pas, “Të Kuqtë” e fituan titullin e Premier Ligës, kështu duke e ngritur trofeun për herë të parë pas 30 vjetësh.

Më poshtë janë të bashkangjitur emrat e lojtarëve nga Liverpooli, që janë përzgjedhur këtë vit për këtë çmim.

Mohamed Salah – Liverpool, Egjipt

Sadio Mane – Liverpool, Senegal

Jordan Henderson – Liverpool, Angli

Thiago Alcantara – Liverpool, Spanjë

Andy Robertson – Liverpool, Skoci

Trent Alexander-Arnold – Liverpool, Angli

Virgil van Dijk – Liverpool, Holandë

Alisson Becker – Liverpool, Brazil

Top Channel