Në pritje të botërorit/ Katari, një mrekulli me stadiumet

02/12/2020 19:09

Duhen ende dy vjet nga starti i botërorit por Katari është praktikisht gati për të pritur turneun elitar të futbollit, me stadiume impresionuese, facilitete dhe infrastrukturë që nuk ka të krahasuar, sic tregojnë edhe imazhet.

Al Rajan Stedium është impianti i katërt i bërë gati dhe do të inaugurohet në 18 Dhjetor ndërsa autoritete kanë bërë bilancin duke thënë se më shumë se 90% e impianteve janë kompletuar. 3 stadiume janë testuar për evente masive edhe pse në kohë pandemie, dhe i katërti do të jetë Al Rajan. Më pas radhën e përurimit do ta kenë Al Bait dhe Al Zumama.

Botërori i futbollit në Katar do të startojë në 21 Nëntor të 2022 dhe nga ajo çfarë shihet, punimet janë në fazën finale për të gjithë projekte e një turneu të kontestuar që në caktimin e tij.

Lusail Arena që do të ketë një kapacitet prej 80 mijë personash, do të presë finalen e madhe në 18 Dhjetor 2022. Duket datë e largët për tifozët që ndërkohë presin shortin e këtij muaji, saktësisht në 7 Dhjetor në Zyrih. Atëherë do të mësohen 10 grupet që do luftojnë për kualifikimin, 5 grupe me nga 6 kombëtare dhe 5 të tjerë me 5 kombëtare secili.  Shqipëria është pozicionuar në vazon e katërt në shortin e Zyrihut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA